Ndërlidhjet

Rihapet kalimi kufitar në Merdare


Merdare, foto nga arkivi
Merdare, foto nga arkivi
Policia e Kosovës ka konfirmuar përmes një komunikate për shtyp se ka hapur kalimin kufitar në Merdare rreth orës 15:00, i cili qe mbyllur për qarkullim si pasojë e incidentit që ndodhi gjatë ditës së sotme.

Mbi 30 policë të Kosovës kanë marrë lëndime më të lehta derisa po përpiqeshin të shoqëronin për në territorin e Serbisë një grup serbësh, të cilët kishin sulmuar policinë me gurë.

Mediat serbe kanë njoftuar se gjatë kësaj përplasjeje, janë lënduar mbi 15 serbë.
XS
SM
MD
LG