Ndërlidhjet

Policia ka marrë informatë se disa autobusë janë gjuajtur me gurë


Pamje nga tubimi i serbëve në Gazimestan
Pamje nga tubimi i serbëve në Gazimestan
Policia e Kosovës tha sot se ka marrë një informacion me telefon se në rrugën nga Prishtina në drejtim të Veternikut, te semaforat, afër hapësirës te hotel Viktoria, disa autobusë janë gjuajtur me gurë nga persona të panjohur.

Poashtu, përmes linjës telefonike, policia thotë se i është thënë se autobusët kanë vazhduar rrugën për në Llapnasellë, ku kanë kërkuar trajtim mjekësor në ambulancën e Llapnasellës.

Por, policia e Kosovës nuk i ka konfirmuar raportet e mediave serbe se autobusët janë gjuajtur me koktej mollotovi.

Poashtu, PK-ja nuk e ka konfirmuar numrin e të plagosurve serbë.

Mediat serbe kanë raportuar për 16 të plagosur.
XS
SM
MD
LG