Ndërlidhjet

Presidenti Bamir Topi e viziton Kosovën


Presidenti Bamir Topi
Presidenti Bamir Topi
Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, nesër arrinë për një vizitë dyditëshe në Kosovë, me ç’rast do të takohet me zyrtarët më të lartë të Kosovës.

Siç ka njoftuar presidenca e Kosovës, kjo vizitë bëhet me ftesë të presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Pos, me presidenten Jahjaga, pritet që Topi do të ketë bisedime edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, dhe me kryetarin e Prishtinës, Isa Mustafa.

Nesër, ai merr pjesë edhe në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, ndërsa të shtunën do të bëjë homazhe te varri i ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe te kompleksi i Jasharajve në Prekaz dhe te kompleksi në Gllogjan.
XS
SM
MD
LG