Ndërlidhjet

KFOR: Sulm i mjerueshëm me koktej molotovi ndaj autobusëve


Iustrim
Iustrim
"KFOR-i dënon fuqishëm aktin e dhunshëm dhe të mjerueshëm me koktej Molotov ndaj pesë autobusëve serbë në afërsi të Hotelit Victory në Prishtinë që ndodhi sot më herët", thuhet në një komunikatë të lëshuar nga forcat paqeruajtëse në Kosovë.

Në të thuhet se "KFOR-i përshëndetë përkushtimin e institucioneve përgjegjëse që të kryejnë hetim të plotë për këtë akt të dënueshëm".

"Ky veprim i turpshëm është në kundështim me integritetin e mbajtjes së ambientit të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe nuk ka vend në zhvillimet aktuale të një shoqërie moderne", thuhet në komunikatë.

Policia e Kosovës ka njoftuar më herët se kishte marrë informacion përmes një thirrjeje telefonike se persona të panjohur kishin sulmuar me gurë disa autobusë që bartnin pjesëtarë të komunitetit serb nga Gazimestani. Policia nuk e ka konfirmuar në komunikimet e mëhershme sulmin me koktej molotovi.

Mediat serbe kanë njoftuar se nga sulmi me koktej molotovi dhe me gurë, 16 persona janë lënduar, disa nga të cilët kanë kërkuar ndihmë në shtëpinë e shëndetit në Llapnasellë.
XS
SM
MD
LG