Ndërlidhjet

logo-print

Bekhem nuk është ftuar në seleksionin për Olimpiadë


Dejvid Bekhem i përshëndet simpatizuesit e ekipit Los Angeles Galaxy, pas një takimi më 23 qershor

Dejvid Bekhem i përshëndet simpatizuesit e ekipit Los Angeles Galaxy, pas një takimi më 23 qershor

Futbollisti i njohur britanik, Dejvid Bekhem, thotë se nuk është ftuar në përbërje të seleksionit futbollistik të Britanisë, që merr pjesë në Lojërat Olimpike në Londër, të cilat fillojnë më 27 korrik.

“Jam shumë i zhgënjyer, por nuk do të ketë mbështetës më të madh të ekipit se unë”, tha Dejvid Bekhem, nëpërmjet një kumtese.

Ylli futbollistik 37 vjeçar, që aktualisht luan për ekipin Los Angeles Galaxy, poashtu nuk është ftuar në përbërje të kombëtares së Anglisë në kampionatin evropian të futbollit, Euro 2012, që aktualisht po mbahet në Poloni dhe Ukrainë.

Dejvid Bekhem i ka luajtur 115 ndeshje në seleksionin futbollistik të Anglisë.

Raportohet se ai megjithatë do të ketë ndonjë rol në hapje të Lojërave Olimpike në Londër, më 27 korrik.
XS
SM
MD
LG