Ndërlidhjet

Romni: Do të veproj për anulimin e legjislacionit Obama


Mit Romni
Mit Romni
Kandidati i Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Mit Romni, tha sot se nëse zgjedhet, do të “veproj për ta anuluar kujdesin shëndetësor Obama”.

Mëtutje ai theksoi se reforma e sistemit shëndetësor ishte “politikë e keqe dje dhe është politikë e keqe sot”.

Në deklaratën e tij, Mit Romni theksoi se “ka ardhur koha që Amerika të zgjedhë” dhe shtoi se në vend që ta ndryshohj ligjin për kujdes shëndetësor “ne duhet ta zëvendësojmë presidentin Obama”.

Këto komente u bënë pasi Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara e ka mbështetur shtyllën qendrore të ligjit për kujdes shëndetësor të presidentit Barak Obama.


Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara mbahen në muajin nëntor dhe në to presidenti Obama ballafaqohet me kandidatin republikan, Mit Romni.
XS
SM
MD
LG