Ndërlidhjet

BE: Ka filluar samiti për krizën në eurozonë


Fotografi e përbashkët e liderëve të vendeve anëtare të BE-së para samitit të sotëm në Bruksel
Fotografi e përbashkët e liderëve të vendeve anëtare të BE-së para samitit të sotëm në Bruksel
Në samitin dyditësh të Bashkimit Evropian, që ka filluar sot në Bruksel, po diskutohet për të ardhmen e eurozonës.

Pritet që liderët e vendeve anëtare të BE-së në këtë samit, do të fokusohen në çështjen nëse borxhet në BE të bashkohen dhe të lëshohen letrat e përbashkëta me vlerë të quajtura “eurobonot”.

Analistët thonë se ky veprim do t’i ulë çmimet e huave për vendet më të dobëta të eurozonës, duke i përfshirë ekonomitë e fuqishme të vendeve, siç është Gjermania, si garantues.

Presidenti i Francës, Fransua Holland, është mbështetësi kryesor i kësaj ideje, por ajo kundërshtohet nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Me të arritur në samit, zoti Holland tha se “Franca ishte e gatshme për të shkruar përpara në integrim, por e ndjekur me solidaritet në secilin hap”.

Pak para fillimit të samitit, Angela Merkel, i ka përsëritur kundërshtimet e saj ndaj planit të presidentit francez, duke thënë se bile edhe ekonomia më e fortë nuk duhet të mbingarkohet.

Gjermania po kërkon më tepër integrim politik para se të ndërmerret më tepër integrim ekonomik.
XS
SM
MD
LG