Ndërlidhjet

Kosovë: UNMIK-u i dënon incidentet


Farid Zarif
Farid Zarif
Shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Farid Zarif, fuqishëm i ka dënuar incidentet dhe aktet provokative, që ndodhën dje në Kosovë, e veçanërisht sulmin kundër një numri të autobusëve që i bartnin udhëtarët, shumica prej tyre fëmijë të kombësisë serbe.

Mëtutje, në kumtesën e UNMIK-ut, të publikuar mbrëmë, theksohet se zoti Zarif u bënë thirrje autoriteteve kompetente të ndërmarrin hetim komplet dhe gjithpërfshirës për këto incidente.

Poashtu, ai kërkoi nga të gjitha palët të përmbahen nga çfarëdo aksioni që mund ta përkeqësoj situatën.

Gjatë ditës së djeshme, serbët nga Kosova dhe Serbia e kanë shënuar Betejën e Kosovës, me ç’rast janë shënuar incidente, nga të cilat janë lënduar 32 policë të Kosovës dhe afro 20 pjesëmarrës serbë.
XS
SM
MD
LG