Ndërlidhjet

BE: Marrëveshje për t’i ndihmuar bankat


Herman Van Rompoj gjatë konferencës për shtyp në Bruksel
Herman Van Rompoj gjatë konferencës për shtyp në Bruksel
Liderët e vendeve të eurozonës kanë arritur marrëveshje për masat për t’i ndihmuar ekonomitë me probleme, siç janë Spanja dhe Italia.

Pas bisedimeve në Bruksel, që zgjatën pothuajse tërë natën, liderët e 17 vendeve të eurozonës u pajtuan që ta përdorin paketën e ndihmës së Bashkimit Evropian për dërgimin e fondeve direkt në bankat që kanë vështirësi.

Presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompoj, këtë marrëveshje e ka vlerësuar si “kthesë me të cilën bankat mund të rikapitalizohen dirket”.

Liderët e eurozonës, poashtu, u pajtuan që vendet e Bashkimit Evropian, që u përmbahen rregullave të buxhetit, mund të kërkojnë ndihma me kushte jo të ashpra.
XS
SM
MD
LG