Ndërlidhjet

SHBA: Obama shpalli “fatkeqësi madhore” në Kolorado


Zjarret që e kanë përfshirë territorin afër Kolorado Springsit
Zjarret që e kanë përfshirë territorin afër Kolorado Springsit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka shpallur situatë të “fatkeqësisë madhore” në shtetin perëndimor të Kolorados, ku zjarret kanë shkatërruar 346 shtëpi, ndërsa janë evakuuar afro 35 mijë banorë.

Me këtë shpallje të presidentit Obama, autoritetet në Kolorado mund t’i shfrytëzojnë fondet federale të Shteteve të Bashkuara për ballafaqim me krizën.

Zyrtarët thanë se së paku një person ka humbur jetën nga zjarret afër Kolorado Springsit.

Këto zjarre janë përshkruar si më të rrezikshmet dhe skatërruese, që e kanë goditur pjesën perëndimore të Amerikës me dekada, derisa është përfshirë një territor prej 67 kilometrash katrorë.

Autoritetet thonë se po zhvillohen hetime lidhur me shkaqet e shpërthimit të këtij zjarri.
XS
SM
MD
LG