Ndërlidhjet

BE: Pritet mbështetje e fillimit të bisedimeve me Malin e Zi


Flamuri i Malit të Zi dhe ai i Bashkimit Evropian
Flamuri i Malit të Zi dhe ai i Bashkimit Evropian
Liderët e Bashkimit Evropian pritet se do ta mbështesin lansimin formal të bisedimeve për pranim me Malin e Zi.

Votimi për këtë çështje është në agjendën e samitit të liderëve të BE-së të paraparë për sot.

Minsitrat e jashtëm të BE-së janë pajtuar se Mali i Zi ka ndërmarrë reforma dhe është gati për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Megjithatë, ministri i jashtëm i Suedisë, Karld Bildt, ka tërhequr vërejtjen se shqetësimet për krim të organizuar dhe korrupsion në Ballkan, dhe veçanërisht tregu ilegal i drogës, mund t’i ndërlikojë negociatat për Malin e Zi.
XS
SM
MD
LG