Ndërlidhjet

Astronautët kinezë u kthyen në Tokë


Arritja e astronautëve kinezë në Tokë
Arritja e astronautëve kinezë në Tokë
Anija kozmike kineze me tre astronautë është kthyer sot në mëngjes në Tokë.

Anija Shenzhou 9 e ka prekur Tokën në pjesën veriperëndimore të Kinës.

Në mesin e anëtarëve të ekuipazhit ishte edhe Liu Jang, astronautja e parë kineze, që është dërguar në gjithësi.

Kina e ka lavdëruar misionin dyjavor të anijes në gjithësi duke e cilësuar si kthesë në programin kozmik të këtij vendi, që ka për qëllim ndërtimin e stacionit kozmik kinez, deri në vitin 2020.
XS
SM
MD
LG