Ndërlidhjet

AKR mbron vendimin e ministres Kusari - Lila për çimenton


Mimoza Kusari Lila

Mimoza Kusari Lila

Aleanca Kosova e Re mbështetë fuqishëm veprimet e ndërmarra nga ana e ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar kjo parti përmes një komunikate për shtyp.

"AKR, vlerëson se veprimet e ndërmarra nga ana e ministres Kusari-Lila, ndikojnë drejtpërdrejtë në mbrojtjen e ekonomisë së Kosovës, mbrojtjen e punës dhe nxisin zhvillimin ekonomik të vendit tonë përmes zhvillimit, fuqizimit dhe mbrojtjes së investitorëve vendas dhe të huaj, sipas rregullave të BE-së".

Mbrojtja e investitorëve në përgjithësi dhe prodhimeve vendore, thuhet në komunikatë, është një virtyt i çdo politikani të sinqertë.

"Masa të tilla, ndërmerren në të gjitha vendet demokratike, ku mbretëroron interesi i mbrojtjes dhe zhvillimit ekonomik. AKR mbështet dhe inkurajon ministren Kusari-Lila, që vendimet e tilla t'i mbajë në fuqi deri në përfundimin e afateve ligjore", thuhet në këtë komunikatë të AKR-së.

Më 11 qershor të këtij viti, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, pati marrë vendim që të vendos një tarifë prej 35 për qind për importin e çimentos, në përpjekje për, siç thuhej, “marrjen e masave të përkohshme mbrojtëse”.

Vendimi është kundërshtuar nga përfaqësues biznesesh në Kosovë dhe Shqipëri, të cilët kanë pohuar se ai shkel marrëveshjen për tregtinë e lirë CEFTA.

Ministrja ndërkaq ka mbrojtur vendimin e saj, duke thënë se është i bazuar në ligj, ndonëse është masë e përkohshme.
XS
SM
MD
LG