Ndërlidhjet

Klinton – Lavrov: Përpjekje për kapërcimin e mospajtimeve


Hillari Klinton dhe Sergei Lavrov gjatë një takimi të mëparshëm

Hillari Klinton dhe Sergei Lavrov gjatë një takimi të mëparshëm

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, dhe ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, në takimin e tyre, sot më vonë gjatë ditës, në Shën Petersburg, do të përpiqen t’i kapërcejnë mospajtimet, që e kanë vënë në dyshim mbajtjen e konfrencës së planifikuar ndërkombëtare për konfliktin në Siri.

Konferenca e paraparë për nesër në Gjenevë, fillimisht ishte planifikuar si mbështetje ndërkombëtare për planin paqësor të të dërguarit të OKB-së dhe Ligës Arabe, Kofi Anan, që përfshinë edhe krijimin e qeverisë tranzicionale të Sirisë, duke i sjellur së bashku mbështetësit e opozitës dhe pjesëtarët e qeverisë.

Por, zoti Lavrov dje tha se Rusia nuk e mbështetë asnjë thirrje të jashtme për presidentin Bashar al-Asad, aleat i Moskës, që të tërhiqet.

Nga ana tjetër, grupet opozitare siriane, tashmë kanë thënë se do ta refuzojnë çfarëdo plani për tranzicion politik, i cili qartë nuk kërkon tërheqjen e Asadit nga posti i presindetit.
XS
SM
MD
LG