Ndërlidhjet

Dagestan: Nga sulmi në xhami – u vra imami


Pamje nga sheshi kryesor i kryeqytetit të Dagestanit, Mahaçkala

Pamje nga sheshi kryesor i kryeqytetit të Dagestanit, Mahaçkala

Zyrtarët në Dagestanin e trazuar të Rusisë, thonë se një imam dhe një person tjetër janë vrarë gjatë një sulmi në një xhami.

Ata thanë se sulmuesit, poashtu, ia kanë vënë zjarrin xhamisë, mbrëmë para mesnatës, në vendbanimin Karamaki, në qarkun Buinaksk.

Një zëdhënës i ministrisë së brendshme të Dagestanit tha se disa njerëz të maskuar kanë depërtuar në xhami dhe kanë shtënë kundër iammit Magomedkamil Gamzatov dhe një mysafiri.

Zjarri në xhami ishte fikur nga banorët lokalë.

Nuk ka shenja se kush mund të jetë përgjegjës për këtë sulm, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
XS
SM
MD
LG