Ndërlidhjet

OSBE i dënon incidentet e dhunshme në Kosovë


Shefi i misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Verner Almhofer, sot i ka dënuar incidentet e dhunshme, që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme, dhe ka bërë thirrje për hetime të hollësishme të incidenteve dhe dyshimeve për përdorim të forcës së tepruar nga disa policë.

Në njoftimin për media të OSBE-së, mëtutje theksohet se zoti Almhofer tha se “sulmet e raportuara ndaj policëve dhe njerëzve, që udhëtonin me autobus, janë të papranueshme dhe i dënoj fuqishëm ato”.

Ai ka shprehur edhe shqetësime lidhur me raportet për “përdorimin e tepruar të dhunës nga disa policë” dhe i ka bërë thirrje Inspektoritatit të policisë së Kosovës, që të “hetoj çdo sjellje të keqe të policisë”.
XS
SM
MD
LG