Ndërlidhjet

Vetëvendosje: Kodi Penal në Gjykatën Kushtetuese


Deputetja e Vetëvendosjes Alma Lama duke hyrë në oborrin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në Prishtinë

Deputetja e Vetëvendosjes Alma Lama duke hyrë në oborrin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në Prishtinë

Lëvizja Vetëvendosje thotë se sot e ka dorëzuar Kodin Penal në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, nga e cila kërkon interpretim lidhur me disa nene kontestuese.

Lëvizja Vetëvendosje, nëpërmjet një kumtese, thotë se nenet 37, 38 dhe 39 të Kodit Penal, bien ndesh me nenet 40 dhe 42 të Kushtetutës së Kosovës dhe me nenin 10 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut.

Kërkesën për interpretim në Gjykatën Kushtetuese e ka dorzëuar deputetja Alma Lama.

Kodi Penal i ri i Kosovës është miratuar në Kuvendin e Kosovës më 22 qershor, ndërsa për shkak të mosndryshimit të neneve kundërthënëse, ka dhënë dorëheqje ministri i drejtësisë Hajredin Kuçi.

Nenet e përmendura janë kundërshtuar ashpër edhe nga organizatat gazetareske vendëse dhe ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG