Ndërlidhjet

BE: Hapen bisedimet për anëtarësimin e Malit të Zi


Flamuri i Malit të Zi dhe ai i Bashkimit Evropian (poshtë)
Flamuri i Malit të Zi dhe ai i Bashkimit Evropian (poshtë)
Bashkimi Evropian i hapë sot më vonë gjatë ditës bisedimet për pranim me Malin e Zi, hap ky që nënkupton risigurim të vendeve të tjera se BE-ja mbetet e hapur për zgjerim, përkundër krizës së thellë ekonomike dhe strukturale.

Zyrtarët e BE-së thanë se liderët e vendeve anëtare e kanë nënshkruar rekomanimin për hapjen formale të bisedimeve me Malin e Zi. Pritet që ato të zgjasin disa vite.

Raportohet se anëtarësimi në BE është qëllim i të gjitha shteteve në Ballkan.

Kroacia vitin e ardhshëm bëhet anëtarja e 28 e bllokut, ndërsa vendet e tjera, Shqipëria, Bosnjë Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, të gjithë janë në shkallë të ndryshme të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Sa i përketë Kosovës, Komisioni Evropian tashmë e ka lansuar studimin e fizibilitetit, që është një fazë fillestare në procesin e integrimit në BE.
XS
SM
MD
LG