Ndërlidhjet

Jahjaha e Topi: Zgjedhjet në Serbi - vullnet i popullit serb


Atifete Jahjaga dhe Bamir Topi gjatë takimit të tyre në Prishtinë

Atifete Jahjaga dhe Bamir Topi gjatë takimit të tyre në Prishtinë

Në paraqitjen e tyre para mediave, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, kanë folur edhe për rezultatin e zgjedhjeve në Serbi dhe fuqizimin e partive të krahut nacionalist.

Jahjaga dhe Topi thanë se kjo është një zgjedhje e popullit serb, por u kanë bërë thirrje autoriteteve të Serbisë që të pranojnë realitetin me njohjen e Kosovës, dhe të vazhdojnë rrugën e integrimeve Evropiane.

Me këtë rast, presidenti Topi, ka përjashtuar çdo mundësi që Kosova të ndahet, siç ishin dëgjuar ide nga partitë politike, që pritet të drejtojnë qeverinë e re serbe.

Topi tha se ky është fakt i mbyllur njëherë e përgjithmonë, dhe Shqipëria ka një qëndrim sa i përket kësaj çështje.

“Nuk duhet të mendohet që do të ketë ndarje të Kosovës. Kjo histori është e përfunduar dhe të gjithë duhet të mësohen me këtë fakt, edhe ata që e kanë ende ëndërr të deformuar”, është shprehur Topi, i cili po qëndron në vizitë dyditëshe në Kosovë, me ftesë të presidentes Jahjaga.
XS
SM
MD
LG