Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: FBI e arrestoi vëllanë e Mejdofit


Pamje nga Nju Jorku

Pamje nga Nju Jorku

Agjencia amerikane FBI e ka arrestuar vëllanë e vogël të mashtruesit financiar të dënuar, Bernard Mejdof, i cili aktualisht gjendet në vuajtje të dënimit me 150 vjet burg.

FBI tha se Piter Mejdof ishte arrestuar në zyrën e tij të avokaturës sot në mëngjes, ndërsa më vonë gjatë ditës do të paraqitet para gjykatës federale në Menhetën, për ta pranuar fajësinë lidhur me akuzat e ndërlidhura me aktivitetet mashtruese që zgjatën për më tepër se një dekadë.

Prokurotë kanë thënë se ai ishte pajtuar për dënimin prej 10 vitesh burgim, dhe të heq dorë nga pasuria e tij prej disa miliarda dollarësh.

Piter Mejdof, 66 vjeçar, ishte zyrtar i lartë në kompaninë e vëllaut Bernard Mejdof.

Bernard Mejdof, 74 vjeçar, është arrestuar në dhjetor të vitit 2008 dhe ka insistuar se vjedhjet i ka bërë vetë, duke i mashturar mijëra njerëz në shumë prej disa miliarda dollarësh.
XS
SM
MD
LG