Ndërlidhjet

Nikolliq: Sulmet ndaj serbëve, provokim i hapur


Gazimestan, Kosove, 28 qershor, 2012

Gazimestan, Kosove, 28 qershor, 2012

Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq thotë se "sulmi ndaj civilëve serbë në Kosovë, është i papranueshëm dhe paraqet provokim të hapur“.

Ai i referohej incidenteve të një dite më parë të shkaktuara gjatë kremtimit të asaj që serbët e njohin si "Vidovdani“.

Nikoliq ka thënë se përgjegjësia për sulmin bie qeverinë në Prishtinë.

Ai ka shfaqur shpresën se organizatat ndërkombëtare, që janë të pranishme në Kosovë "duhet të kryejnë mandatin në përputhje me mandatin që kanë dhe të ofrojnë siguri dhe mbrojtje të të drejtave për të gjithë qytetarët“, thuhet në joftimin e kabinetit të tij.

Në përleshjet e djeshme mes Policisë së Ksovës dhe serbëve janë lënduar 32 policë kosovarë dhe 20 serbë.
XS
SM
MD
LG