Ndërlidhjet

Japonezët kundër reaktorëve bërthamorë


Ilustrim
Ilustrim
Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën jashtë rezidencës së kryeministrit të Japonisë në Tokio për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj planit të qeverisë për të rifilluar punën e reaktorëve bërthamorë.

Ata mbanin afishe ku lexohej “Çohu kundër refillimit” dhe "Epoka bërthamore ka marrë fund.”

Më 16 qershor, kryeministri Joshihiko Noda aprovoi rifillimin e punës së dy reaktorëve në uzinën Oi në perëndim të Japonisë, pavarësisht humbjes së besimit të publikut në teknologjinë bërthamore, pas katastrofës së vitit të kaluar në Fukushima.

Edhe pse Noda ka deklaruar në dhjetorin e kaluar se centrali Fukushima ishte nën kontroll, 92 për qind e të anketuarve në një sondazh kanë shprehur frikën e tyre për situatën e atëhershme.

Studimi i njëjtë ka gjetur se 80 përqind favorizojnë heqjen dorë nga prodhimi i energjisë bërthamore.
XS
SM
MD
LG