Ndërlidhjet

UEFA gjobit Rusinë e Spanjën


Euro 2012

Euro 2012

Federata evropiane e futbollit UEFA ka gjobitur asociacionin rus të futbollit me 30 mijë euro dhe atë spanjoll me 20 mijë, për shkak të incidenteve raciste, ku u përfshinë tifozët rusë dhe spanjollë në kuadër të kampionatit Euro 2012 në Poloni e Ukrainë.

Të dy federatat mund të apelojnë vendimet.

Spanja u gjobit pasi tifozët kënduan këngë raciste dhe patën sjellje të tjera raciste gjatë ndeshjes kundër Italisë në Gdansk më 10 qershor.

Shumica ishin të drejtuara kundër sulmuesit me ngjyrë të Italisë, Mario Balotellit.

Rusia u gjobit për sjellje të ngjashme raciste nga tifozët gjatë ndeshjes së Rusisë kundër Republikës Çeke në Vroklav më 8 qershor.

Në ekipin çek ishte lojtari me ngjyrë Teodor Gebre Selasie.

Më herët, federata e futbollit e Kroacisë u gjobit me 80 mijë euro për shkak të fyerjeve raciste drejtuar Balotellit gjatë ndeshjes Kroaci-Itali.
XS
SM
MD
LG