Ndërlidhjet

Ivanoviq: Serbia të mbajë premtimet për Kosovën


Millan Ivanoviq
Millan Ivanoviq
Kreu i Këshillit Kombëtar Serb, Millan Ivanoviq thotë se pret nga qeveria e re në Beograd që të përmbushë premtimet për Kosovën.

Komentet e tij vijnë nëj ditë pasi që kryesocialsiti Ivica Daçiq u caktua nga presidenti i ri, Tomisllav Nikolliq për mandatar të qeverisë së re serbe. Edhe Daçiq edhe Nikolliq njihen për retorikën e tyre të ashpër ndaj Kosovës, derisa gjatë fushatës parazgjedhore kanë përsëritur se “Kosova është tokë serbe”.

Një ditë më parë, Daçiq premtoi kthimin e forcave të sigrusië së Serbisë në Kosobë.

Millan Ivanoviq, duke përmendur incidentet gjatë Vidovdanit, ka thënë se pret që qeveria e re në Beograd të mbrojë popullin në Kosovë, dhe të përmbushë premtimet parazgjedhore.

Ai ka theksuar se në zgjidhjen e problemeve të serbëve në Kosovë “duhet përfshirë të gjithë partitë politike, por edhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, dhe se bisedimet duhet të bëhen në përputhje me Kushtetutën dhe rezolutën 12 44, derisa siguria e serbëve në Kosovë duhet të jetë jetë prioritet”.

Ivanoviq thotë se pret që të hetohen të gjitha marrëveshjet e arritura me Prishtinën gjatë dialogut të zhvilluar në Bruksel.
XS
SM
MD
LG