Ndërlidhjet

Klinton takon Lavrovin


Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton dhe Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, foto nga arkivi
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton dhe Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, foto nga arkivi
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, janë takuar të premten në Shën Petersburg, në përpjekje për t’i kapërcyer mospajtimet, që e kanë vënë në dyshim mbajtjen e konferencës së planifikuar ndërkombëtare për konfliktin në Siri.

Para takimit, Ministria e Jashtme ruse, shprehu keqardhjen se irani, Arabia Saudite, Jordania dhe Libani nuk janë ftuar në takimin që mbahet të shtunën në Gjenevë.

Bisedimet në Gjenevë, pritet të fokusohen në planin paqësor të të dërguarit të OKB-së dhe Ligës Arabe, Kofi Anan, që përfshin edhe krijimin e qeverisë tranzitore të Sirisë, duke i sjellur së bashku mbështetësit e opozitës dhe pjesëtarët e qeverisë.

Por, Lavrov tha se Rusia nuk e mbështet asnjë presion nga jashtë për dorëheqjen e presidentit Bashar al-Asad.

Nga ana tjetër, grupet opozitare siriane, tashmë kanë thënë se do ta refuzojnë çfarëdo plani për tranzicion politik, i cili nuk kërkon qartë tërheqjen e Asadit nga posti i
XS
SM
MD
LG