Ndërlidhjet

Konfirmohet plagjiatura e kryeministrit rumun


Kryeministri rumun, Viktor Ponta

Kryeministri rumun, Viktor Ponta

Një panel akademik ka vendosur se teza e doktoraturës e kryeministrit Viktor Ponta përmban plagjiaturë në seksione të mëdha, duke rritur kështu presionin që ai të japë dorëheqje.

Ponta, 39-vjeçar, që kryeson ish-komunistët social-demokratë, ishte zotuar se do të japë dorëheqjen nëse gjendet fajtor për plagjiaturë, por nuk ka bërë ndonjë koment në lidhje me vendimin e panelit.

Ai ka insistuar se akuzat janë të orkestruara politikisht nga presidenti i qendrë së djathtë, Trajan Bashesku.

Këshilli Kombëtar 21 anëtarësh për Vërtetimin e Titujve, Diplomave dhe Çertifikatave të Universitetit tha se 85 nga 307 faqet e vlerësuara ishin kopjuar pa u cituar.

Vetëm disa orë para këtij vendimi, ministri i arsimit, një aleat i Pontas, kishte shpërndarë panelin, duke thënë se ai duhet të ketë më shumë anëtarë.

Por, anëtarët e panelit duket se kanë injoruar urdhrin për shkrirje.
XS
SM
MD
LG