Ndërlidhjet

Asanzhe s'i bindet urdhrit për ekstradim


Themeluesi i WikiLeaks, Xhulian Asanzhe
Themeluesi i WikiLeaks, Xhulian Asanzhe
Themeluesi i faqes WikiLeaks, Xhulian Asanzhe ka vendosur që të mos i bindet urdhrit të policisë britanike për ekstradim në Suedi dhe do të qëndrojë në ambasadën e Ekuadorit.

“Xhulian do të mbetet në ambasadë nën mbrojtjen e qeverisë së Ekuadorit”, ka thënë zëdhënësja e tij Suzanë Ben para gazetarëve që qëndronin jashtë ambasadës.

Asanzhe, ndodhet në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku ka kërkuar azil me shpresën për t’iu shmangur ekstradimit në Suedi apo transferimit të mëtejshëm në Shtetet e Bashkuara.

Suedia e akuzon Asanzhen për dhunim, ndërsa SHBA-ja për spiunim.

Dyzetvjeçari australian, i cili ka zbuluar qindra dokumente sekrete amerikane në faqen e tij, WikiLeaks, mohon çdo keqbërje.

Asanzh argumenton se përpjekja për ta ekstraduar është e motivuar politikisht.
XS
SM
MD
LG