Ndërlidhjet

Bazilika e Lindjes shpallet "Trashëgimi Botërore"


Bazilika e LIndjes
Bazilika e LIndjes
UNESCO ka votuar për dhënien e statusit "Trashëgimi Botërore" Bazilikës së Lindjes, në qytetin palestinez të Betlehemit në Bregun Perëndimor.

Kisha është konsideruar nga të krishterët si vendi i lindjes së Jezu Krishtit.

Marrja e statusit "Trashëgimi Botërore" shihet si një detyrim shtesë për bashkësinë ndërkombëtare që ta ruajë atë.

Komiteti i Trashëgimisë Botërore i UNESCO-s në Shën Petersburg të Rusisë, votoi me 13 vota për, gjashtë kundër dhe dy abstenime.

Masa u miratua pavarësisht kundërshtimeve nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara.

Palestinezët i patën bërë thirrje UNESCO-s që ta marrin në konsideratë kërkesën “urgjente” për dhënien e statusit “Trashëgimi Botërore", për shkak të sic thuhej kërcënimeve nga mbijetesa e saj si pasojë e konfliktit me izraelitët.
XS
SM
MD
LG