Ndërlidhjet

logo-print

Gjenevë: Mbahet takimi për krizën në Siri


Shtëllunga tymi pas një eksplodimi në kryeqytetin e Sirisë, Damask, më 28 qershor

Shtëllunga tymi pas një eksplodimi në kryeqytetin e Sirisë, Damask, më 28 qershor

Sot në Gjenevë të Zvicrës mbahet takimi i organizuar nga Kombet e Bashkuara, me synimin që të ndalet gjakderdhja 16 muajshme në Siri.

I dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe për Siri, Kofi Anan, pritet ta paraqes planin për krijimin e qeverisë së unitetit kombëtar.

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka parashikuar progres, por jo kthesa të mëdha.

Raportohet se Rusia i ka kundërshtuar planet për largimin e presidentit sirian, Bashar al-Asad, nga çfarëdo qeverie e unitetit kombëtar, sipas planit të Ananit.

Por Uashingtoni e ka hedhur poshtë këtë qëndrim të Rusisë.

Dallimet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë u diskutuan mbrëmë në takimin ndërmjet sekretares amerikane të shtetit, Hillari Klinton, dhe ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Pas bisedimeve, një zyrtar i lartë amerikan, që udhëtoi me zonjën Klinton, tha se hapësirat e “dallimeve dhe vështirësive” mbesin, dhe ka shprehur dyshim se tubimi në Gjenevë mund të prodhoj ndonjë marrëveshje.

Në takimin e sotëm në Gjenevë, pos sekretares Klinton dhe ministrit Lavrov, marrin pjesë edhe ministrat e jashtëm të Britanisë, Francës dhe Kinës.

Të pranishëm do të jenë edhe përfaqësuesit e Turqisë, Kuvajtit, Katarit, ndërsa merr pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun.
XS
SM
MD
LG