Ndërlidhjet

SHBA: Dy të vdekur nga zjarret në Kolorado


Pamje nga hapësirat e përfshira nga zjarret në Kolorado Springs, ku gjendet edhe një Akademi ushtarake

Pamje nga hapësirat e përfshira nga zjarret në Kolorado Springs, ku gjendet edhe një Akademi ushtarake

Dy vetë kanë vdekur nga zjarret në shtetin perëndimor amerikan, Kolorado.

Zjarri e ka përfshirë një territor prej afro 7 mijë hektarësh, në perëndim të qyetetit, Kolorado Springs, që ka më se 400 mijë banorë, dhe gjendet 80 kilometra në jug të Denverit.

Presidenti amerikan, Barak Obama, mbrëmë i ka vizituar vendet e dëmtuara nga zjarri dhe ka premtuar ndihmë federale, që Kolorado të mund të ballafaqohet me pasojat e zjarreve më të këqia që mbahen mend.

Presidenti e përfundoi qëndrimin në Kolorado, me vizitën e personave të evakuuar në një strehim emergjent , që operaohet nga Kryqi i Kuq Amerikan.

Agjencia FBI po zhvillon hetime nëse ndonjë prej zjarreve ka filluar nga aktiviteti kriminal.

Por, aktualisht shkaqet e zjarreve mbeten të panjohura.
XS
SM
MD
LG