Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmet – së paku 13 të vrarë


Polici irakian e shikon vendin e një shpërthimi të mëhershëm në Bakuba

Polici irakian e shikon vendin e një shpërthimi të mëhershëm në Bakuba

Zyrtarët e sigurisë thonë se nga sulmet me armë dhe me bomba, gjatë ditës së djeshme në Irak, janë vrarë së paku 13 vetë dhe plagosur më se 50 të tjerë.

Nga shpërthimet në Balad afër kryeqytetit Bagdad, mbrëmë vonë, u vranë së paku shtatë vetë.

Më herët, në Bakuba, personat e armatosur e kanë sulmuar një pikë të sigurisë duke i vrarë katër vetë.

Në këtë qytet u vra edhe një ushtar dhe një civil.

Dhuna në Irak kishte shënuar rënie, pasi në vitin 2006 dhe 2007 e kishte arritur kulmin, por sulmet ende mbeten të pranishme.
XS
SM
MD
LG