Ndërlidhjet

Kinë: Një tërmet i fuqishëm e ka goditur pjesën perëndimore


Ilustrim
Ilustrim
Një tërmet i fuqishëm e ka goditur pjesën perëndimore të Kinës, afër kufirit me Kazakistanin.

Vëzhgimi gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se epiqendra e tërmetit, me intensitet 6.6 shkallë, ishte në qytetin Shihezi,m në provincën Ksinjiang.

Agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Ksinhua, ka rapoprtuar se 10 vetë janë plagosur nga tërmeti dhe se disa ndërtesa në një fshat afër epiqendrës së tërmetit janë shkatërruar.

Sipas kësaj agjencie, tërmeti, që zgjati afro 10 sekonda, ishte hetuar në kryeqytetin rajonal Urumqi .
XS
SM
MD
LG