Ndërlidhjet

logo-print

Bamir Topi e përfundoi vizitën në Kosovë


Presidenti Bamir Topi

Presidenti Bamir Topi

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, sot e ka përfunduar vizitën e tij dy ditore në Kosovë.

Para se të largohej nga Kosova, që ishte vizita e tij e fundit si president, ai ka vizituar familjen Jashari në Prekaz, ku është pritut nga Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar të ish UÇK-së, Adem Jashari.

Duke folur për figurën e heroit Adem Jashari, presidenti Topi është shprehur se “trimi legjendar, historinë e tij e ka shkruar me shkronja të arta dhe se jo vetëm Kosova, por mbarë shqiptarët krenohen me këtë trim të madh”.

Presidenti Topi sot vizitoi edhe kompleksin e varrezave në Gllogjan dhe familjen Haradinaj, ndërsa në komunën e Gjakovës, ai është shpallur “Qytetar Nderi i Gjakovës”.

Dje presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, gjatë një fjalimi në Kuvendin e Kosovës, tha se Shqipëria mbështet integritetin, sovranitetin dhe aspiratat e Kosovës për të qenë pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG