Ndërlidhjet

Aktivistët: 16 të vrarë në dhunë në Siri


Pamje nga një eksplodim në Damask më 28 qershor
Pamje nga një eksplodim në Damask më 28 qershor
Aktivistët sirianë thonë se së paku 16 vetë janë vrarë sot nga dhuan në Siri.

Vëzhgimi Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër tha se vrasjet ishin pasojë e hedhjes së predhave nga ana e forcave qeveritare dhe nga përleshjet e ushtrisë me pjesëtarët kryengritës të Ushtrisë së Lirë Siriane, në bazat e opozitës.

Aktivistët opozitarë në qytetin lindor, Deir al-Zor, në Internet kanë paraqitur fotografi, në të cilat shihet tymi nga blloqet e banimit ndërsa kishin vazhduar eksplodimet.

Aktivistët, poashtu, kanë raportuar për hedhje të granatave në Homs, Idlib dhe në lagjet e kryeqytetit Damask.
XS
SM
MD
LG