Ndërlidhjet

logo-print

Hejg: Rusia dhe Kina të pajtohen për Sirinë


Uilliem Hejg

Uilliem Hejg

Sekretari i jashtëm britanik, Uilliem Hejg, tha se progresi në takimin në Gjenevë për krizën në Siri, do të jetë “shumë i vështirë”.

Duke folur para gazetarëve në Gjenevë, ai kërkoi nga Rusia dhe Kina që të pajtohen me fuqitë perëndimore, për planin e tranzicionit politik në Siri.

Zoti Hejg tha se fuqitë perëndimore dëshirojnë që presidenti Bashar al-Asad të largohet, si pjesë e marrëveshjes për procesin e tranzicionit politik në Siri.

Por, Rusia, aleati kryesor i presidentit Asad, insiston që çfarëdo plani i tranzicionit nuk duhet t’i imponohet Sirisë nga fuqitë e jashtme.
XS
SM
MD
LG