Ndërlidhjet

Egjipt: Presidenti Mohamed Morsi e dha betimin


Mohamed Morsi
Mohamed Morsi
Presidenti i ri i Egjipit, Mohamed Morsi, nga Vëllazëria Myslimane, dikur e ndaluar, e ka dhënë sot betimin para Gjykatës Kushtetuese Supreme në Kajro.

Fjalimin e tij inaugurues e ka mbajtur në Universitetin e Kajros, me ç’rast theksoi se në Egjipt do ta mbajë sistemin republikan dhe se do të jetë president i gjithë popullit.

Këshut, Morsi u bë presidenti i pestë i Egjiptit, prej përmbysjes së monarkisë, para afro 60 viteve, dhe burrështetasi i parë islamist në botën arabe, i zgjedhur në mënyrë të lirë.

Ai, në mënyrë simbolike sot e dha betimin edhe para masës në Sheshin Tahrir në Kajro, me ç’rast theksoi se do ta respektoj Kushtetutën.

Zoti Morsi u ka tërhequr vërejtjen gjeneralëve që të mos i cungojnë të drejtat e tij.

Duke iu drejtuar “myslimanëve dhe të krishterëve të Egjiptit”, ai premtoi “shtet civil, kombëtar dhe kushtetues”.

Gjatë fjalimit të tij Morsi nuk e përmendi ëndërrën e Vëllazërisë Myslimane për krijimin e një rregullimi islamik.
XS
SM
MD
LG