Ndërlidhjet

Anan: Fuqitë botërore do të jenë përgjegjëse


Kofi Anan
Kofi Anan
I dërguari ndërkombëtar për Sirinë, Kofi Anan, u ka tërhequr sot vërejtjen fuqive botërore se do të jenë pjesërisht përgjegjëse për më tepër vrasje në Siri, nëse ato dështojnë të pajtohen se si ta përfundojnë konfliktin 16 mujor në Siri.

Duke folur sot në hapje të takimit ndërkombëtar për Sirinë në Gjenevë të Zvicrës, zoti Anan theksoi se historia mund t’i gjykoj fuqitë botërore “ashpër” nëse ato dështojnë të krijojnë një dalje të besueshme nga kriza.

Takimi është hapur përkundër mospajtimeve të ashpra ndërmjet fuqive perëndimore, në njërën anë, dhe Rusisë e Kinës, në anën tjetër.

Fuqitë perëndimore dëshirojnë që presdienti Bashar al-Asad të largohet nga posti, si pjesë e procesit të tranzicionit, ndërsa mbështetësit opozitarë do të merrnin rol politik.

Rusia, aleati kryesor i presidentit Asad, tha se e kundërshton çfarëdo plani të tranzicionit, i cili do t’i imponohej Sirisë nga forcat e jashtme.
XS
SM
MD
LG