Ndërlidhjet

logo-print

Bamir Topi përfundon vizitën në Kosovë

  • RFE /RL

Bamir Topi

Bamir Topi


Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, të dielën e ka përfunduar vizitën e tij dy ditore në Kosovë.

Para se të largohej nga Kosova, që ishte vizita e tij e fundit si president, ai ka vizituar familjen Jashari në Prekaz, ku është pritur nga Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar të ish UÇK-së, Adem Jashari.

Duke folur për figurën e heroit Adem Jashari, presidenti Topi është shprehur se “trimi legjendar, historinë e tij e ka shkruar me shkronja të arta dhe se jo vetëm Kosova, por mbarë shqiptarët krenohen me këtë trim të madh”.

Presidenti Topi sot vizitoi edhe kompleksin e varrezave në Gllogjan dhe familjen Haradinaj, ndërsa në komunën e Gjakovës, ai është shpallur “Qytetar Nderi i Gjakovës”.(a.k.)
XS
SM
MD
LG