Ndërlidhjet

Motoçiklistët nisen nga Serbia për në Kosovë


Policia e Kosovës i kontrollon serbët që kishin ardhur në Kosovë për ta shënuar Vidovdanin
Policia e Kosovës i kontrollon serbët që kishin ardhur në Kosovë për ta shënuar Vidovdanin
Më shumë së një mijë motoçiklistë nga Serbia sot më vonë gjatë ditës pritet të arrijnë në pjesën veriore të Mitrovicës, në kudër të kremtimit të Vidovdanit.

Lajmin e ka bërë të ditur për radion Evropa e Lirë, Sami Mehmeti zyrtar për informim i Policisë së Kosovë për rajonin e Mitrovicës.

“Policia e Kosovës i ka këto informacioneve për një grup të motoristëve, të cilët kanë filluar të vijnë nga Serbia në Kosovë. Është paralajmëruar po ashtu një koncert i cili do të mbahet në pjesën veriore të qytetit në orët e mbrëmjes. Janë ndërmarrë të gjitha masat dhe është shtuar edhe prezenca policore si në pjesën veriore të qytetit ashtu edhe ne lagjet e banuar me popullate të përzier”, tha Mehmeti.

Motoristët është paraparë të defilojnë në veri, por edhe nëpër lagjet e veriut të Mitrovicës.

Behet e ditur se strukturat ilegale serbe, në bashkëpunim me Qeverinë e Serbisë dhe me Kishën Serbe, e organizojnë koncertin me rok-grupe serbe nga Kosova e Serbia.

Mediat raportojnë se përveç shtimit të pranisë së policisë në këtë pjesë të Kosovës, vërehet një prezencë më e madhe edhe e forcave ndërkombëtare KFOR-it dhe EULEX-it.
XS
SM
MD
LG