Ndërlidhjet

logo-print

Pllatini: Polonia dhe Ukraina – organizim fantastik


Presidenti i Ukrainës VIktor Janukoviq (majtas) dhe presidenti i UEFA-s Mishel Pllatini në stadiumin olimpik në Kiev

Presidenti i Ukrainës VIktor Janukoviq (majtas) dhe presidenti i UEFA-s Mishel Pllatini në stadiumin olimpik në Kiev

Presidenti i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), Mishel Pllatini, e ka lavdëruar Ukrainën dhe Poloninë për organizimin “fantastik” të turneut Euro 2012.

“Polonia dhe Ukraina e kanë organizuar në turne fantastike, që ishte unik në atmosferë dhe do të mbetet në kujtimet tona”, tha sot Mishel Pllatini.

Kampionati Evropian i Futbollit përfundon nesër me finalen ndërmjet Spanjës e Italisë, që zhvillohet në Kiev të Ukrainës.

Mëtutje ai ka theksuar se është “krenar” për Poloninë dhe Ukrainën dhe se Euro 2012 ishte kampionati i parë i futbollit, i zhvilluar në ish territoret sovjetike.

Garat trijavëshe të këtij kampionati kryesisht janë vlerësuar se kanë kaluar pa probleme, megjithqë ka pasur dhunë ndërmjet tifozëve rusë dhe polakë dhe incidente me ofendime raciste nga sipmatizuesit e disa seleksioneve.
XS
SM
MD
LG