Ndërlidhjet

Kosovë: Motoçilistët kanë arritur në veri të Mitrovicës


Policia e Kosovës e ndalon një serb, që ishte nisur për në Gazimestan më 28 qershor

Policia e Kosovës e ndalon një serb, që ishte nisur për në Gazimestan më 28 qershor

Më se një mijë motoçiklistë nga Serbia, mbrëmë kanë arritur në pjesën veriore të Kosovës, për të mbajtur një koncert me rok muzikë.

Banorët serbë të pjesës veriore me duartrokitje e kanë pritur ardhjen e motoçiklistëve.

Siç raportojnë agjencitë beogradase, motoçiklistët kanë kaluar në Jarinjë.

Organizues të këtij aksioni thanë se viteve të mëparshme kishin sjellë ndihma humanitare dhe kishin dhënë gjak, ndërsa për këtë vit përgatisin ndihma në ilaçe, që do të duhej të arrinin nga Beogradi dhe t’u jepen serbëve në Kosovë.
XS
SM
MD
LG