Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Nga sulmi ajror amerikan u vranë 6 militantë


Aeroplan amerikan pa ekuipazh

Aeroplan amerikan pa ekuipazh

Zyrtarët e sigurisë së Pakistanit thonë se nga sulmi i aeroplanit pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara kundër një kompleksi të militantëve, në pjesën veriperëndimore të këtij vendi, janë vrarë së paku 6 militantë të dyshuar.

Në sulmin e sotëm me me dy raketa u godit një kompleks në largësi prej 50 kilometrash në jugperëndim të qytetit Miranshah, në Vaziristanin Verior, afër kufirit me Afganistanin.

Shtetet e Bashkuara konsiderojnë se pjesa fisnore veriperëndimore gjysmë-autonome paraqet strehim kryesor për militantët e al-Kaidës dhe të talibanëve, që organizojnë sulme në pjesën perëndimore dhe në Afganistan.

Nga një sulm me aeroplan pa ekuipazh, ditën e martë, u vranë pesë militantë.
XS
SM
MD
LG