Ndërlidhjet

Iran: Sfidohet embargoja e naftës e Bashkimit Evropian


Pamje nga rafineritë në Iran
Pamje nga rafineritë në Iran
Irani sot ka shprehur përkushtimin për t’i sfiduar pasojat e embargos së naftës së Bashkimit Evropian, që prej sot ka hyrë në fuqi.

Teherani thotë se i ka depozituar importet dhe ka ndërtuar objekte për rezerva prej 150 miliardë dollarësh për t’i reduktuar pasojat e embargos, që i godasin sektorët e naftës dhe të bankave.

Ndalesa e importit të naftës e Bashkimit Evropian është pjesë e masave të shteteve perëndimore, që synojnë ndaljen e programit atomik të Iranit, për të cilin ato kanë shqetësime se përfshinë edhe zhvillimin e armatimit atomik.

Këto sanksione janë konsideruar masat më të ashpra të Bashkimit Evropian kundër aktiviteteve kundërthënëse atomike të Iranit.

Ekonomistët besojnë se mund të zvogëlohen të ardhurat e Iranit për 50%.

Këto sanksione, që janë miratuar në janar, nuk lejojnë që vendet anëtare të BE-së të blejnë prodhime petrokimike dhe naftë nga Irani.
XS
SM
MD
LG