Ndërlidhjet

Kenia: Nga sulmet me granata në kisha – 16 të vrarë


Oficeri ushtarak i Kenias e shikon skenën e një sulmi të mëhershëm në kryeqytetin Najrobi
Oficeri ushtarak i Kenias e shikon skenën e një sulmi të mëhershëm në kryeqytetin Najrobi
Së paku 16 vetë janë vrarë nga sulmet me granata gjatë ditës së sotme në dy kisha në pjesën verilindore të Kenias, afër kufirit me Somalinë.

Komananti policor, Filip Ndolo, tha se personat e armatosur kishin hedhur granata gjatë sulmit dhe kishin shtënë, derisa besimtarët brenda në kishë kishin filluar të iknin.

Sulmi ndodhi në qytetin Garisa, që është bazë e rëndësishme ushtarake, prej nga forcat tokësore ishin vendosur në Somali, për t’i luftuar militantët e grupit al-Shabab, të ndërlidhur me al-Kaidën.

Kenia është goditur nga një varg i shpërthimeve dhe sulmeve me granata, prej se në muajin tetor i kishte dërguar trupat e saj jashtë kufirit.
XS
SM
MD
LG