Ndërlidhjet

logo-print

Spanja sërish kampione e Evropës


Euro 2012

Euro 2012

Spanja mundi Italinë 4-0 në finalen e Euros 2012 në kryeqytetin ukrainas, Kiev, duke mbrojtur titullin e saj evropian, që e fitoi në vitin 2008.

Spanja, që është gjithashtu edhe kampione e botës, bëhet ekipi i parë që fiton tre trofe ndërkombëtarë radhazi.

Spanja ka dominuar në ndeshjen e djeshme që nga fillimi dhe fitoi titullin në mënyrë bindëse.

David Silva shënoi me kokë në minutën e 14-të, ndërsa goli i Jordi Albas rriti rezultatin në 2-0 në minutën e 41-të.

Në pjesën e dytë, ishte radha e Fernando Torresit për të shënuar në minutën e 84-të, pastaj Huan Mata i dha Italisë grushtin e fundit në minutën e 88.

Shefi i UEFA-s, Mishel Platini ndërkaq ka lavdëruar bashkorganizatorët e Euros 2012 Ukrainën dhe Poloninë, duke thënë se të dy vendet kanë organizuar një kampionat “fantastik.”.
XS
SM
MD
LG