Ndërlidhjet

Meksika zgjedh presidentin e ri


Zgjedhjet në Meksikë
Zgjedhjet në Meksikë
Rezultatet zyrtare paraprake tregojnë se Enrike Nieto Pena, kandidati i Partisë Revolucionare Institucionale (PRI) e ka fituar presidencën e Meksikës, me rreth 38 për qind të votave.

Fitorja i hap rrugën PRI-së së Meksikës, e cila gëzonte qëndrimin në pushtet për shtatë dekada në sistemin njëpartiak, që të kthehet përsëri në pushtet pas 12 vjetësh në opozitë.

Ish-prefekti i Meksiko Citit, majtisti Andres Manuel Lopez Obrador ka fituar 31 për qind të votave, ndërsa Jozefina Vaskez Mota, e partisë qeverisëse aktuale Partisë Kombëtare për Veprim (PAN) ka marrë 25 për qind.

Fushata ishte e dominuar nga shqetësimet rreth varfërisë dhe luftës së përgjakshme ndaj drogës.

Presidenti në largim Felipe Kalderon ka humbur mbështetjen e popullit më së shumti për shkak të dhunës në luftën ndaj drogës, që la të vrarë mbi 50 mijë njerëz që nga viti 2006.

Rreth 47 për qind nga 112 milionë banorët e Meksikës janë të varfër.
XS
SM
MD
LG