Ndërlidhjet

SHBA diskuton me Pakistanin rihapjen e rrugëve furnizuese


Cisternat e NATO-s rrinë të parkuara në qytetin port të Karaçit
Cisternat e NATO-s rrinë të parkuara në qytetin port të Karaçit
Mediat pakistaneze thonë se komandanti i trupave të NATO-s në Afganistan, gjenerali amerikan Xhon Allen, vizitoi për herë të dytë të dielën Pakistanin, për të zhvilluar bisedime që kanë për qëllim rihapjen e rrugëve të furnizimit të NATO-s nga Pakistani në Afganistan.

Allen thuhet se u takua me shefin e ushtrisë pakistaneze gjeneralin Ashfak Kajani dhe zyrtarë të tjerë pakistanezë, përfshirë ministren e Jashtme Hina Rabani Khar në Islamabad.

Raportohet se në takim ka qenë i pranishëm edhe ambasadori amerikan Kameron Manter.

Nuk janë dhënë hollësi të tjera të takimit.

Bisedimet e së dielës erdhën pasi që Allen kishte takuar Kajani të mërkurën në Ravalpindi.

Rrugët për furnizimin e NATO-s në Afganistan janë mbyllur nga Pakistani që nga nëntori i vitit 2011, kur një sulm ajror i NATO-s vrau 24 ushtarë pakistanezë.
XS
SM
MD
LG