Ndërlidhjet

OKB, negociata për traktatin e armëve


Ilustrim

Ilustrim

Në Kombet e Bashkuara në Nju Jork zhvillohen negociata, që synojnë përpilimin e traktatit të parë të detyrueshëm, i cili rregullon tregun botëror të armëve.

Negociatat që fillojnë sot planifikohet të zgjasin deri më 27 korrik.

Raportet thonë se ka ndasi midis vendeve në lidhje me atë se sa i vështirë duhet të jetë traktati në rregullimin e tregut, që kap vlerën e më shumë se 60 miliardë dollarësh në vit.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera duan ta përjashtojnë municionin nga traktati, ndërsa Kina nuk dëshiron që traktati të mbulojë armët e vogla.

Ekziston edhe një debat në lidhje me atë, nëse mbrojtja e të drejtave të njeriut nga vendet e ndryshme të përfshihet si kriter për lejimin ose jo të qeverive për eksportim armësh.

Shtetet e Bashkuara janë eksportuesi më i madh në botë i armëve, e më pas vijnë Britania, Kina, Franca, Gjermania dhe Rusia.
XS
SM
MD
LG