Ndërlidhjet

logo-print

Jep dorëheqje kreu i bankës Barclays


Markus Agius

Markus Agius

Kreu bankës Barclays me seli në Britani ka dhënë dorëheqje pas zbulimit se banka ka dhënë të dhëna të rreme në mënyrë, që të gjenerojnë një tablo më të favorshme për operacionet e saj.

Markus Agius ka shërbyer si kryetar për rreth 6 vjet.

Agjencitë amerikane dhe britanike kanë gjobitur me më shumë se 450 milionë dollarë në javën e kaluar Barclay-n për dorëzimin e te dhënave të rreme, që janë përdorur në përcaktimin e normës ndërbankare në Londër, Liborit- një tregues kyç i tregut, midis viteve 2005 dhe 2009.

Banka ka përdorur te dhëna të rreme për ta bërë pozicionin e saj financiar të duket më i fortë.

Agius është edhe president nderi i Shoqatës se bankierëve britanikë.
XS
SM
MD
LG