Ndërlidhjet

BE, Qipro nisin bisedimet për pakon e shpëtimit


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarë të Komisionit Evropian, të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Qendrore Evropiane pritet të mbërrijnë në Nikozi për të vlerësuar sistemin bankar qipriot dhe për të diskutuar kushtet e një pakoje shpëtimi për ishullin mesdhetar.

Javën e kaluar, Qiproja u bë anëtarja e pestë e eurozonës, që kërkoi një pako shpëtimi nga komuniteti ndërkombtëar dhe FMN-ja.

Zyrtarët qipriotë kanë thënë se problemet e tyre financiare janë të lidhura me krizën në Greqinë e afërt.

Bisedimet për pakon financiare vijnë në kohën kur Qiproja mori presidencën e radhës së Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG